LR-PDSH: Binomi Ahmeti – Xhaferri të zhytur në krim dhe korrupcion, të dorrëhiqen!

LR-PDSH ka reaguar lidhur me aferën e fundit të publikuar për “Magjar Telekom”.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të partisë:

E kemi thënë edhe më herët, e përsërisim edhe tani. BDI nuk e kupton rëndësinë e parashtrimit të fakteve: Gjykatës së Neë-Yorkut nuk mund t’i hidhet baltë, e as t’i mohohet vërtetësia e materialeve të publikuara nga kjo Gjykatë.

Dëshmitë e publikuara nga Gjykata e Neë-Yorkut për rrjetin kriminal-financiar që ka operuar në shtetet Balkanike, ku përveç emrave të biznismenëve grek dhe krerë të shërbimeve sekrete,  përmenden edhe emrat e dy figurave kryesore të BDI-së, flet mjaftë për konstatimin se këto dy kanë vënë në shit-blerje çdo gjë shqiptare, madje edhe idealet e shumë luftëtarëve që dhanë jetë për këtë komb.

Rasti “Magjar Telekom” vërteton përfundimisht se binomi Ahmeti-Xhaferi asnjëherë nuk kanë pasur pikësynim avansimin e të drejtave të shqiptarëve, por vetëm përfitimet personale të tyre. Ky binom është vënë nën hipotekë të të tjerëve, ndërsa funksionarët partiak i kanë vendosur nën hipotekë të tyre.  Në këtë mënyrë lidershipi i BDI-së ka vënë nën hipotekë tërë kauzën shqiptare, gjithë këto vite.

Lëvizja për reforma – PDSH kërkon dorëheqjen e mënjëhershme të binomit Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri nga postet e tyre shtetërore dhe politike, e me këtë t’i hapet rrugë edhe hetimit të funksionarëve të tjerë partiak të inkriminuar në krim të organizuar dhe korrupsion, duke pastruar njëherë e përgjithmonë politikën shqiptare nga logjika e shit-blerjes dhe përfitimeve të ulëta personale në kurriz të shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button