Rritet në 61 numri i të vdekurve nga mbytja e anijes në Malajzi

Rritet në 61 numri i të vdekurve të cilët humbën jetën si pasojë e mbytjes së një anijeje javën e kaluar në brigjet e Malajzisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Agjencisë Detare të Malajzisë, Muhammed Hambali Yakup, ka njoftuar se deri tani në operacionet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupat e 61 personave, ku 24 prej tyre janë gra.

Hambali, i cili ka rikujtuar se kanë shpëtuar jetën e 20 personave gjatë kërkimeve, ka thekuar se punimet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të gjenden të gjithë trupat e punëtorëve në anije, të gjallë apo të vdekur.

Anija e cila transportonte punëtorë indonezianë të cilët punojnë ilegalisht në Malajzi u mbyt ditën e enjte në zonën Sabak Bernam në rajonin Selangor të Malajzisë. Në anijen e cila dyshohet se është mbytur për shkak të motit të keq në rajon, pretendohet se ndodheshin afërsisht 100 persona.

Në Malajzi ndodhen afërsisht 2 milionë punëtorë ilegalë nga Indonezia, të cilët shpeshherë tentojnë të kalojnë me anije në ngushticën Malacca e cila ndodhet mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button