Mehmet Çıplak, shpjegon momentet e vështira që mbajti në krahë fëmijën Aylan

Punonjësi i xhandarmërisë shpjegon momentin teksa mbajti në krahët e tij trupin e pajetë të fëmijës 2 vjeç Aylan, që humbi jetën si pasojë e përmbysjes së gomones të cilën kishin hipur së bashku me familjen për të vajtur në mënyrë ilegale në Europë, duke u larguar nga Siria për shkak të luftës së brendshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreshteri i Xhandarmërisë Turke dhe komandanti i ekipit hetimor për skenën e krimit, Mehmet Çıplak, i cili vërehet në fotot që mbuluan me zi tërë botën teksa mbarte në krahët e tij trupin e pajetë të fëmijës Aylan ka ndarë me gazetarin e AA-së përjetimet e ditës së ngjarjes.

Çıplak shprehet se që prej vitin 1997 ka punuar në vende të ndryshme në Turqi në shërbim të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë dhe se në vitin 2012 ai është me detyrë në rajonin Bodrum. Ai tregon se në orën 04.00, në orët e mëngjesit të së mërkurës pasi një qytetar duke telefonuar në numrin 156, linjën e emergjencës së Xhandarmërisë kishte njoftuar se në afërsi të rajonit Akyarlar Fenerburnu ishte mbytur një gomone e refugjatëve dhe se në breg kishte trupa të pajetë, pas udhëzimit të prokurorit për hetimin e vendit të ngjarjes, ata si ekip i hetimit të skenës së krimit vajtën menjëherë në vendin e ngjarjes afërsisht në orën 05.00.

Ai ka shpjeguar më tej se kur mbërritën në vendngjarje aty ishin të pranishëm një grup qytetarësh, ndërsa kur ishte afruar në breg kishte vërejtur trupin e pajetë të fëmijës Aylan që qëndronte shtrirë përmbysur në breg teksa trupi goditej nga dallgët.

aa_picture_20150906_6221547_web

Çıplak, duke vënë në dukje se Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë në vizionin e saj ka përgjegjësi të jetë e përqendruar në konceptin “me qendër njeriun”, u shpreh se: “Është detyra jonë kryesore që të kryejmë detyrat themelore që janë të nevojshme. Për këtë arsye për ne më e rëndësishme se çdo gjë është jeta e njeriut. Pasi u afrova pranë trupit të Aylan me shpresën ‘O Zot inshalla është akoma në jetë” u përpoqa të gjej shenja të jetës. Por fatkeqësisht nuk munda të gjeja ndonjë shenjë që të më tregonte që ishte në jetë. U mërzita shumë”.

– “Kur pashë Aylan, fillimisht më erdhi në mendje djali”-

Çıplak, duke theksuar se fillimisht ai është një njeri dhe një baba me një djalë 6 vjeç, u shpreh se kur ka parë fëmijën Aylan fillimisht i erdhi në mendje djali tij dhe për një moment iu duk sikur ishte djali i tij në vend të Aylan.

Ai ka theksuar se ngjarja është aq e dhimbshme dhe tragjike sa nuk mund të përshkruhet dhe vazhdon rrëfimin e tij: “Ndonjëherë njerëzit tërhiqen ti afrohen një trupi të pajetë. Por pa më ardhur asnjëherë në mendje kjo gjë, përtej detyrës si një personel që kryen detyrën në zbatim të ligjit ndodhesha në ndjenjat që mund të ndiejë një baba që përqafon fëmijën e tij. Trupin e lehtë si një zog për në mjetin e funeraleve për të kryer autopsinë e transportova me rëndesën e vështirësisë që një baba mund të transportonte trupin e pajetë të fëmijës së tij”.

Çıplak, ka theksuar gjithashtu se kur mori në krahë trupin e Aylan as nuk i kishte shkuar ndërmend se ajo pamje e fotografisë do të paraqitej dhe për ditë me rrallë do të qëndronte në rendin e ditës.

Ai duke vënë në dukje se që prej 10 vitesh ka punuar në rajone të ndryshme të Turqisë si personel i ekipit hetimor në vendngjarje dhe se është përballur me situata të tilla por jo kaq të rënda dhe tragjike si kjo ka shpjeguar më tej se: “Gjatë detyrë sime kohë më parë një shoku im humbi jetën në një aksident rrugor, ku për herë të parë isha i pranishëm në vdekjen e një miku tim. Ndërsa në një ngjarje tjetër një person humb jetën para gruas dhe fëmijës. Ato britma ende janë në veshët e mi. Kam kryer hetimin e të dy ngjarjeve. Përballemi sërish me ngjarje të tilla”.

– “Të njëjtën dhimbje e përjetova edhe njëherë”-

Çıplak, duke vënë në dukje pasi ka parë nëpër gazeta fotografitë e nxjerra kur po transportonte trupin e pajetë të Aylan ka ndjerë edhe njëherë të njëjtën dhimbje në shpirt, ka shpjeguar se: “Të gjithë ishin mërzitur për Aylan. Dhe në lidhje me transportimin e trupit të pajetë të fëmijës më kanë pyetur ‘Si ke mundur të transportoje gjithë këtë barrë të rëndë?’”

Fëmija sirian në bregdetin turk
Fëmija sirian në bregdetin turk

Lajme të ngjashme

Back to top button