PPD e Tetovës zgjedh kryetarin dhe sekretarin e degës

Kuvendi i Partisë për Prosperitet Demokratik Dega Tetovë, në pajtim me satutin e partisë, sot zgjodhi kryetarin, sekretarin dhe anëtarët e kryesisë së degës.

Pas një debati përmbajtësor dhe demokratik me shumicë votash ,Kuvendi i degës-Tetovë , zgjodhi;

Kryetar të degës- Prof. Dr. Musli Ferati

Sekretar – Afërdita Hamidi

Kuvendi i degës vlerësoi lartë gadishmërinë e intelektualëve që pranuan këta funksione partiake në këtë instancë të partisë, në veçanti të degës së Tetovës, qytetit të dy universiteteve dhe qytetit të selisë së PPD-së.

Kryetari i degës Musli Ferati pas zgjedhjes së tij, në fjalën e rastit , shprehu falemenderimin për besimin e dhënë,duke i shprehur falemenderim të posaçëm kryetarit të deritashëm të degës z. Zejnulla Saliu për kontributin e tijë të pashoq, poashtu duke theksuar se do të angazhohet në maksimum për të etabluar synimin dhe programën e PPD-së tek qytetari shqiptarë dhe më gjërë.

Prof. Ferati vuri në pah nevojën e bashkëpunimit, dhe në kuadër të kësaj ofroi bashkpunimin me homologët e tij të partive tjera shqiptare dhe më gjërë në Tetovë, por një bashkpunim me respekt të ndërsjellë dhe me qytetari.

Kuvendi i degës aprovoi edhe konkluzionet përkatëse për aktivitetet e degës ,kryesisht deri në zgjedhjen e qeverisë kalimtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button