Davutoglu: Turqia i ndjen nga afër tensionet gjeopolitike

Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu tha se Turqia ndjen nga afër tensionet gjeopolitike, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Davutoğlu foli në Ankara në takimin e Ministrave të Ekonomisë dhe Guvernatorëve të bankave Qendrore të vendeve të G-20.

Me këtë rast ai theksoi se pas krizës ekonomike të 2008, pasuan përobleme financiare, ekonomike, sociale, të cilat në disa shtete prodhuan kriza shtesë politike dhe rritje të lëvizjeve nacionaliste.

Sipas Davutoğlu, pas krizave ekonomike, dalin në pah rrymat ekstremiste, kështu që vendin kryesorë në politikë e merr politika ekstremiste.

Ai shtoi se çdo paqëndrueshmëri politike në këto vende, paralelisht është ndjekur edhe nga kriza ekonomike.

Davutoğlu theksoi se pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, është përforcuar siguria e rrezikut, kurse me ardhjen e krizës ekonomike të vitit 2008, bota hyri në një epokë të re.

“Në Ukrainë sot kemi një problem dhe kjo na kthen në periudhën e Luftës së Ftohtë. Madje, askujt nuk do t’i shkonte mendja se një problem i tillë do të dilte në Ukrainë. Ndodhi një ballafaqim në politikën ndërkombëtare. Pas 11 shtatorit u përforcua siguaria e rrezikut, si dhe terrorizmi”, tha Davutoğlu.

Ai vuri në dukje se Turqia ndjen nga afër të gjitha këto tensione gjeopolitike.

“Të paktën gjashtë deri shtatë vende rreth Turqisë, autoritetet nuk janë në gjendje që të kontrollojnë të gjithë territorin e vendit të tyre. Nuk mund të kontrollojnë të gjithë vendin, për shkak të moszbatimit të politikës ekonomike që ndikon në mënyrë të qartë tek eksportet tona. Këtë problem e kemi me Sirinë, Irakun, Ukrainën, Jemenin, Libinë”, tha kryeministri turk Ahmet Davutoğlu.

Lajme të ngjashme

Back to top button