Mijëra refugjatë presin në ishullin grek Lesbos, për të shkuar në vendet evropiane

Mijëra refugjatë në ishullin grek Lesbos ende presin që përmes Athinës të shkojnë në vendet evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Refugjatët e përbërë nga gra, fëmijë dhe burra ende janë duke pritur për të parë se çfarë do të vendoset për fatin e tyre dhe se si do të arrinë në vendet e dëshiruara apo jo.

Policia ndërhyri në një rast, kur një grup i refugjatëve u përpoq të hipte pa bileta në anije, e cila ishte ankoruar në portin fqinj. Refugjatët në këtë mënyrë u përpoqën për të gjetur një rrugëdalje, për ta, nga situata e pashpresë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, që nga fillimi i këtij viti në Europë kanë hyrë më shumë se 224,000 emigrantë, kurse vetëm në Greqi përmes rrugëve ilegale kanë hyrë më shumë se 124,000.

Samos, Kos, Rodos, Kios dhe Lesbos janë objektivat kryesore të refugjatëve që përdorin Greqinë si një pikë tranziti në rrugën e tyre drejt vendeve të BE-së.

Trafikantët shfrytëzojnë gjendjen e vështirë të emigrantëve, dhe për të hipur në anije kërkojnë prej tyre shumën prej një mijë deri në pesë mijë dollarë amerikan.

Pas kësaj, emigrantët transportohen në bregdetin grek. Megjithatë, në të shumtën e rasteve, trafikantët qëllimisht dëmtojnë barkat për tu mbytur, për ti shpëtuar ata roja bregdetare greke, të cilat më vonë i dërgojnë në zyrën për të huajt që të deportohen.

Emigrantët shpesh janë lënë në kushte çnjerëzore në bregdetin grek, ku me ditë të tëra mbesin pa ushqim dhe pa pije, derisa dikush rastësisht ti gjen ata. Ata që arrijnë ti mbijetojnë kushteve të vështira, e konsiderojnë veten me fat.

Lajme të ngjashme

Back to top button