Dy vjeçari që shpëtoi pasi qeni e ushqeu me gji

Një dy vjeçar është gjetur në një deponi të makinave të vjetra teksa po ushqehej me gji nga një qen.

Ai është parë një një kalimtar i cili kishte parë fëmiun dhe më pas kishte lajmëruar autoritetet.

Gjendja shëndetësore e dy vjeçarit ka qenë e rëndë, ai ka pasur infektime të lëkurës dhe ishte i mbushur me pleshta.

Policia në Kili ka njoftuar se gjendja e fëmiut është përmirësuar dhe se është lëshuar nga spitali më pas.

Thuhet se nëna e fëmiut kishte arritur në spital në gjendje të dehur dhe se nuk ishte arrestuar pasi nuk kishte shenja të dhunës tek fëmiu.

Me 22 shtator, shkruan Associated Press se do të mbahet një proces gjyqësor dhe se do të shihet më pas se nën përkujdesjen e kujt do të mbetet fëmiu, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Back to top button