Zjarre në Krapa, Teovë, Jabollçisht i Epërm dhe Jabollcë

Aeroplanë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim sot sërish janë aktivizuar për shuarje të zjarrit afër shtatit Krapa në Makedonski Brod. Zjarri është ende aktiv dhe po merr përmasa më të gjëra.

Terreni, sipas DMSH-së, është i lartë dhe i pakalueshëm, ndërsa aeroplanët e tyre edhe dje ishin të angazhuar për shuarje të stuhisë të zjarrit.

Aktiv është edhe zjarri mbi fshatin Teovë. Në vendin e ngjarjes për shuarje të zjarri janë angazhuar dhjetë të punësuar të “Pyjeve të Maqedonisë” dhe pjesëtarë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Zjarri afër fshatit Jabollçisht i Epërm është në terren të pakalueshëm dhe është ende aktiv. Një pjesë është lokalizuar. Po digjet pyll i degraduar. Në vendin e ngjarjes në shuarje të zjarrit janë angazhuar të punësuar të “Pyjeve të Maqedonisë”.

DMSH informon se sot ka shpërthyer zjarr afër fshatit Jabollcë të Shkupit dhe se në shuarjen e tij janë angazhuar të punësuar në “Pyjet e Maqedonisë”.

Zjarri aflr fshatit Poroj është lokalizuar mëngjesin e sotëm. Në shuarjen e zjarri ishin të angazhuar aeroplanë zjarrfikës të DMSH-së, ndërsa ishin dhe ende janë të angazhuar edhe të punësuar të Drejtoria nga tetova, Qyteti i Shkupit dhe Kisella Voda, NJTZ Tetovë dhe nga komuna.

Lajme të ngjashme

Back to top button