Kuvendi do të votojë për nënkryetarin nga radhët e LSDM­së

­ Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë dy seanca, në të cilat, mes të tjerash do të votohet për propozimin që Renata Treneska Deskoska të jetë nënkryetare nga radhët e LSDM­së.

Deputetët do të votojnë edhe për plotësimin e vendeve të zbrazëta në komisionet dhe trupat kuvendor. Deputeti Goran Misevski do të jetë kryetar i Komisionit për mbikëqyrje mbi zbatimin e masës së veçantë hulumtuese për përcjellje të komunikimeve nga ana e MPB­së, Drejtorisë për polici financiare, Drejtorisë doganore dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa Hari Lonkvenec i Komisionit për mbikëqyrje mbi punën e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe i Agjencisë për zbulim. Në kuadër të seancës së 65­të në rend dite janë edhe disa ligje në lexim të dytë.

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski për sot e ka caktuar edhe vazhdimin e seancës së katërt, në të cilën duhet të konstatohet njoftimi për tërheqjen e dorëheqjeve të deputetëve opozitarë. Sipas marrëveshjes nga Përzhino, deputetët opozitarë janë kyçur në punën e Parlamentit më 1 shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button