Në tekst ka spekulime

[Recension: ‘Në Maqedoni ka ‘ISIS’?!]

Hapja e një çështje kaq të rëndë për opinionin, nuk do të thotë se përcjell objektivitet profesional në gazetari. Gazetari duhet pasur kujdes se për cilat tema dhe në çfarë konotacioni raporton. Lajmi që po recensojmë duke lexuar titullin nxit panik edhe pse një pjesë e madhe e tekstit as që përmban atë që thuhet në titull.

A rritet numri i pasuesve të islamit radikal në Manastir, është dilema e qytetarëve në periudhën e fundit të qytetarëve në Manastir?! Sipas tyre kjo lëvizje është e dukshme rreth qytetit të njerëzve me mjekra të gjata, pantallona të shkurtra dhe veshje tradicionale islame. Reagime të tilla nga qytetarët e Manastirit kanë arritur edhe te myftinia e Manastirit, e cila thotë se çdo kërkesë e qytetarëve lidhur me vehabizmin të raportohet në polici.

Pavarësisht se ne paragrafin e mësipërm u përmendën denoncimet e qytetarëve, atyre nuk i është mundësuar hapësirë në tekst.

Në Maqedoni ka ‘ISIS’! screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: ‘Në Maqedoni ka ‘ISIS’?!

Data dhe koha e publikimit: 01.09.2015

Data e recensionit: 01.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

‘Në Manastir praktikohet Islami tradicional, prandaj qytetarët reagojnë kur shohin njerëz me veshje të këtillë sepse janë jo atipike për këtë rajon, që aludohet në vahabizëm. Deri tani ne kemi reaguar mbi 20 herë në polici, por unë nuk e di pse nuk ka përgjigje’, deklaron myftiu i Manastirit, Plumi Veliu, transmeton Telegrafi.

Në paragrafin me të cilin autori ka vendosur të përfundojë tekstin, ai jep konstatime personale, madje edhe bën thirrje për “verdikt institucional”. Se në Manastir ka pasur ose jo situata të tilla, gazetari informon duke mos u bazuar në fakte. Edhe pse autori i është referuar së paku dy burimeve, përsëri nuk ka vërtetuar nëse ka ose jo “ISIS” në Manastir e Maqedoni, siç thuhet në titull.

Nga ana tjetër po krijohet një huti në vendin tonë në lidhje me paragjykimin e njerëzve me mjekra dhe atyre që ndjekin fenë e tyre, sepse jo çdokush me mjekër mund të jetë radikalist apo vehabist. Deri më tani nuk është dëgjuar se të vrarët në Siri kanë qenë nga Manastiri apo se ka eskaluar situata në ndonjë xhami. Mbetet për ta dhënë verdiktin institucioni përkatës i shtetit, gjykata.

Mese i nevojshëm është informacioni shtesë në një lajm si ky. Autori e përfundon tekstin të zbrazur, pasi që nuk shpjegon se kush është ISIS? Çfarë është vehabizmi dhe radikalizmi? Cili është misioni i strukturave të tilla nëpër vendet tjera dhe një bilanc zyrtarë mbi të rekrutuarit e deritanishëm nga struktura të tilla. Edhe loja me fotografinë është manipulim me publikun. Ajo është marrë nga interneti dhe nuk korrespondon me elementet në tekst.

Titujt e teksteve mund dhe duhet të jenë tërheqës, por jo dhe spekulativ.
Një nga parimet bazë e gazetarisë profesionale është përgjegjësia gjatë raportimit. Në këtë rast, titulli spekulativ dhe mungesa e informacionit e bëjnë tekstin që mos përmbushë normat elementare të gazetarisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button