Është gjetur trupi i pajetë i shtetasit turk në Liqenin e Mavrovës

­ Anëtarët e klubit speleozhytës “Vrello” nga Shkupi, dje rreth orës 16:00 pas kërkimit dyditor në ujërat e Liqenit të Mavrovës, në zonën e f. Leunovo e kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit turk Vatansever S.(66) nga Stambolli, informoi sot MPB­ja.

Trupi është gjetur në rreth 200 metra nga bregu. Vatansever S. para dy dite duke notuar drejt bregut të kundërt është zhdukur në Liqenin e Mavrovës. Prokurori publik dhe ekipi mbikëqyrës nga Stacioni policor i Gostivarit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer kontroll.

Me urdhër të prokurorit publik, kufoma është dorëzuar për autopsi.

Lajme të ngjashme

Back to top button