Zjarre në malet e komunës Studeniçan dhe Zelenikovë

Zjarre aktivë sot ka në komunën e Studeniçanit, në fshatrat Ellovë dhe Osinçani, ku prej dje është duke u djegur mali i përzier.

Në mëngjes është regjistruar zjarr në fshatin Dejkovec të komunës së Zelenikovës, ku gjithashtu edhe atje po digjet mali i përzier. Për shuarjen e zjarrin po marrin pjesë dy aeroplanë të vegjël nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) dhe shumë pjesëtarë nga ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë”, por edhe nga vet fshatarët, njofton Plusinfo.

Mbrëmë, pas mesnatës është lokalizuar zjarr në liqenin e Veleshtës Mlladost, ku është duke u punuar për shuarjen e zjarrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button