Peterle: Kthimi i opozitës ne Parlament, hap vendimtar drejt normalizimit politik të vendit

Alojz Peterle, kryesues i Byrosë së Komitetit të përzier parlamentar, Republika e Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, shprehet lidhur me kthimin e LSDM-së në Parlament.

“Sot unë mirëpres kthimin e partisë më të madhe opozitare maqedonase në Parlament , dhe vlerësoj se është bërë një hap vendimtar drejt normalizimit politik të vendit, bazuar në marrëveshjen e arritur nga partitë kryesore politike.

Me prezencën e opozitës në parlamenti do të zhvillohen diskutimet politike të vendit brenda kontekstit të duhur institucional, duke i dhënë fund muajve të bllokimit politik dhe duke bërë të mundur progresin në çështjet kyçe politike, përfshi perspektivën për BE-në.

Unë do të doja të rikujtoj liderët të partive politike të respektojnë marrëveshjen politike të arritur në korrik dhe plotësisht të respektojnë kornizat institucionale që janë në dispozicion.

Më në fund, rivendosja e punës parlamentare në kuptimin e plotë politik gjithashtu mundëson fillimin e aktiviteteve të përbashkëta të Komisionit Parlamentar të BE-së dhe Maqedonisë. Unë pres që takimet para të mbahet gjatë vjeshtës ” shprehet Peterle.

Lajme të ngjashme

Back to top button