Sa shpesh duhet të lani peshqirët?

Më poshtë mund të gjeni një udhëzues  se sa shpesh duhet të lami peshqirët që i përdorni për qëllime të ndryshme

Peshqirët e tualetit

Rekomandohet të lahen pas tre ose katër herë përdorimi. Megjithëse peshqirët janë bërë për t’u përdorur disa herë pasi janë larë, ato fillojnë të mbajnë aromë të keqe sidomos nëse nuk ajrosen sa duhet. Nëse peshqiri juaj fillon të ketë erë myku atëherë këshillohet që ju ta hidhni dhe mos ta përdorni më.

Peshqirët e kuzhinës

Rekomandohet të lahen çdo javë. Peshqirët në kuzhinë mbledhin mbetje ushqimesh të cilat lënë njolla dhe aromë të keqe kështu që duhet t’i lani ato çdo javë. Nëse i përdorni dhe gjatë gatimit mund të konsideroni t’i lani akoma më shpesh.

Peshqirët e duarve

Rekomandohet të lahen çdo dy ose tre ditë. Po me të vërtetë!. Duke qenë se peshqirët e duarve përdoren nga shumë persona për arsye të ndryshme dhe marrin shumë mikrobe është e këshillueshme t’i lani më shpesh gjithmonë në lavatriçe.

Lajme të ngjashme

Back to top button