Thënie inspiruese nga njerëz të mençur

“Ne jemi pikërisht ajo që bëjmë vazhdimisht. Prandaj, përsosmëria nuk është një veprim, por një zakon”. – Aristoteli

“Ngjit shkallën e parë të besimit. Nuk të duhet ta shohësh të tërë shkallën, vetëm ngjit shkallën e parë”.– Dr. Martin Luther King Jr

“Shumë ide të mëdha ikin pa u realizuar dhe shumë zbatues të mirë janë pa ide. Njëra pa tjetrën janë të pavlefshme”.– Tim Blixseth

“Bota merr formë më lehtë se sa e mendoni dhe ajo po pret që ju t’i jepni formë”.– Bono

“Të mundohesh është veçse një gjende e përkohshme. Të heqësh dorë e bën atë të përhershme”. Marilyn von Savant

“Suksesi është aftësia për të kaluar nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin”.– Winston Churchill

“Suksesi duket se është i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm janë në lëvizje vazhdimisht. Ato bëjnë gabime por nuk heqin dorë”.–Conrad Hilton

“Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë”.–E panjohur

“Ka dy zgjedhje kryesore në jetë: të pranosh kushtet ashtu siç janë ose të pranosh përgjegjësinë për t’i ndryshuar ato”.– Dr. Denis Waitley

Lajme të ngjashme

Back to top button