Procesit i votimit për turqit jashtë vendit do të zhvillohet më 8-25 tetor

Bordi i Lartë Zgjedhorë i Turqisë (YSK) për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 1 nëntor do të vendosë kuti votimi në 112 përfaqësi në 54 shtete, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas vendimit të marrë nga YSK procesi i votimit jashtë vendit do të nisë më 8 tetor dhe do të përfundojë më 25 tetor.

Votuesit jashtë vendit do të mund të votojnë në 13 përfaqësi në Gjermani, në 7 përfaqësi në SHBA, në 6 përfaqësi në Francë, në Rusi, Kinë dhe Greqi në 4 përfaqësi, ndërsa në Australi, Austri, Azerbajxhan, Bullgari, Zvicër, Iran, Kazakistan në 3 përfaqësi.

Ndërsa kalendari për votimet jashtë vendit do të jetë si më poshtë:

“Në Gjermani, Austri, Belgjikë, Danimarkë, Francë, Zvicër, Qiproja Turke për 18 ditë-nga data 8-25 tetor, në Australi 10 ditë-nga 16-25 tetor, në SHBA 9 ditë- nga data 17-25 tetor, në Norvegji 7 ditë – nga data 19-25 tetor, në Holandë 5 ditë- nga data 21-25 tetor, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Rumani 4 ditë -nga data 22-25 tetor, në Bullgari, Itali, Kanada, Arabi Saudite dhe Turkmenistan 3 ditë- nga data 23-25 tetor, në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bosnje dhe Hercegovina, Algjeri, Izrael, Suedi, Kazakistan, Kirgistan, Maqedoni, Rusi dhe Greqi 2 ditë -nga data 24-25 tetor, ndërsa në Shqipëri, Azerbajxhan, Bahrejn, Republika Çeke, Kinë, Finlandë, Afrika e Jugut, Gjeorgji, Iran, Irlandë, Japoni, Katar, Kosovë, Kuvajt, Liban, Hungari, Egjipti, Uzbekistan, Poloni, Sudan, Tajlandë, Ukrainë, Oman, Jordani dhe Zelandë e Re 1 ditë-në datën 25 tetor”.

Lajme të ngjashme

Back to top button