Ja disa nga zakonet e këqija që dëmtojnë veshkat

Veshkat janë shumë të rëndësishme për shëndetin. Ato ndihmojnë në filtrimin e gjakut, prodhimin e hormoneve, thithin minerale, prodhojnë urinën, eliminojnë toksina dhe neutralizojnë acidet. Pra, si një nga organet më të rëndësishme të trupit, veshkat kërkojnë një kujdes të veçantë.

Këtu do t’ju paraqesim një listë të zakoneve më të këqija që ndikojnë në veshka dhe mund të shkaktojnë probleme serioze:

Moskonsumimi i ujit në mënyrë të mjaftueshme: një ndër funksionet më të rëndësishme të veshkave janë filtrimi i gjakut dhe eliminimi i toksinave. Nëse nuk pini ujë në mënyrë të mjaftueshme atëherë toksina do të grumbullohen në trup dhe mund të shkaktojnë probleme serioze. Ushqimet me shumë kripë: është e vërtetë se trupi ka nevojë për natrium dhe kripë, por në mënyrë të moderuar.

Konsumimi i tepërt i kripës ndikon në rritjen e presionit të gjakut dhe ndikon në mosfunksionimin e mirë të veshkave. 5 gram kripë është e mjaftueshme në baza ditore. Mbajtja e urinimit: mbajtja e urinës rrit presionin e urinës dhe mund të çojë në dëmtim të veshkave, gurë në veshka dhe në mospërmbajtje të saj në kohën në vazhdim.

Konsumimi i pijeve me gaz dhe sheqer: studimet shkencore tregojnë se njerëzit që konsumojnë 2 ose më shumë pije me gaz në ditë kanë më shumë gjasa të kenë proteina në urinën e tyre. Proteinat në urinë janë një shenjë që tregojnë mosfunksionimin e mirë të veshkave.

Mangësia e vitaminave dhe mineraleve: nëse nuk ushqeheni me një dietë të pasur me vitamina B6 dhe magnez, do të keni shance më të mëdha për t’u prekur nga gurët në veshka. Konsumimi i tepërt i proteinave shtazore: mishi i kuq rrit ngarkesën e metabolizmit në veshka. Nëse hani shumë proteina shtazore do të thotë se veshkat duhet të punojnë në ritëm më të shpejtë dhe kjo gjë do t’i dëmtojë ato.

Konsumimi i tepërt i kafes: ashtu si kripa edhe kafja rrit presionin e gjakut dhe dëmton veshkat. Abuzimi me qetësuesit: përdorimi i tepërt i qetësuesve mund të çojë në dëmime serioze të veshkave dhe mëlçisë. Konsumimi i alkoolit: konsumimi i tepërt i alkoolit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në problemet me veshkat.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Lajme të ngjashme

Back to top button