Ademi: gabimet nëpër libra nuk do të përmirësohen

Gabimet e vjetra nëpër librat shkollore do të mbesin, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, gjatë vizitës së tij në shkollën fillore “Pashko Vasa”, në Grupçin të komunës së Zhelinës, ka njoftuar Telma.

“Fillimisht, patjetër duhet të ndryshohet ligji për librat shkollor, që pastaj të kemi mundësi për të intervenuar dhe për t’i ndryshuar përmbajtjet problematike të tyre”, ka thënë ministri Ademi.

Ai ka është treguar pesimist rreth dialogut eventual me Plenumin Studentor, të cilët një kohë të gjatë kërkojnë takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rreth ndryshimeve në procesin edukativo-arsimor.

“Nuk është koha për ndryshime të ligjit për arsimin fillor dhe atë të mesëm, dialog po, por në situatë kur partitë politike po merren vesh për zgjedhje parlamentare, nuk duam që arsimi të jetë në plan të parë dhe të keqpërdoret për qëllime politike”, ka thënë Ademi.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Po normal, interes më të madh ke për partinë se sa për arsimin e drejt dhe vërtet të fëmijëve sidomos Shqipëtar.! Hajn i ndytur.!

Back to top button