Nga “Daullja” e MTV-së, Qeveria ka tërheq një grup votues

Qeveria është në garë të çmendur për një votues plus, duke i përdorur të gjitha mënyrat për ta nënçmuar partinë më të madhe opozitare, që vije në përfundim se përgatitet për zgjedhje të parakohshme, edhe pse publikisht nuk e pranojnë, komentojnë analistët që ndjekin zhvillimet në vend.

Vetëm këtë javë u paralajmëruan punësimi i 400 policëve dhe 300 psikologëve dhe pedagogëve, ndërsa këtë javë në studion e hapur të RM-së, për herë të parë deri më tani, në këtë mënyrë, publiku dëgjoi emrat e 1600 rasteve sociale që do të marrin rrogë nga “Pyjet e Maqedonisë”.

“Me këtë që u zbulohen emrat dhe statusi shoqëror të këtyre njerëzve, ekziston mundësia për stigmatizimin e tyre. Nga deklarata e të punësuarve të ri të cilët në mënyrë eksprese kemi mundur t’i shikojmë në televizion, shihet se ata janë mirënjohës ndaj udhëheqësit që u ka mundësuar të punësohen”, thotë sociologu, Nelko Stojanovski.

Gjithë 1600 të punësuarit në MTV së pari do të punësohen në “Pyjet e Maqedonisë”, edhe pse ende nuk dihet se në cilat vende të punës.

Për rrogat e tyre dhe të ardhurat nga buxheti i shtetit, do të harxhohen rreth shtatë milion euro në vit. Në kohën e studios së hapur në MTV që zgjati dy orë, zgjedhjen e tyre e komentuan dy ministrat, Zoran Stavrevski dhe Ivo Ivanovski dhe drejtori i “Pyjeve të Maqedonisë”, Zharko Karaxhovski, të cilët gjatë tërë kohës shpjegonin se kjo mënyrë e punësimit është transparente dhe e paanshme. Është interesante se menjëherë pare kësaj, në lajmet e para të televizionit, u lëshuan raporte të cilat të punësuarit shpjegonin euforinë se sa janë të gëzuar që fituan punë.

Shteti nga njëra anë, nëpërmjet punësimeve që transmetohen direkt, dëshiron të tregojë se kujdeset për rastet sociale në vend, që në praktikë nuk është ashtu, komenton profesori, Zdravko Savevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button