Cak i lehtë për padi

Ky tekst ka për qëllim vetëm ta diskreditojë dhe ta etiketojë profesorin Ljubomir Fërçkovski. Autori shfrytëzon burime të paverifikuara dhe në tekst nuk është përfshirë pala e dytë, e për këto arsye artikulli nuk e plotëson nivelin minimal të gjithëpërfshirjes.

Пулс 24   СЕ РАЗВЕДУВА  Фрчковски ја малтретирал и втората женаLinku deri te artikulli origjinal: SHKURORËZOHET: Fërçkovski e ka maltretuar edhe gruan e dytë?!

Data dhe koha e publikimit: 25.08.2015

Data e recensionit: 31.08.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

Теksti fillon me titull bombastik se Fërçkovski do të shkurëzohet dhe se e ka maltretuar edhe gruan e dytë. Edhe përkundër asaj se në titulli edhe vetë autori pyetet se a është kjo e vërtetë, më poshtë në artikull humbjet ndjenja e tillë. Në vend që të mbetet dilema, autori atë e ka shndërruar në fakt të pamohueshëm, e madhe u bën thirrje organizatave joqeveritare që të reagojnë.

Në tekst, fillimisht thuhet se profesori Fërçkovski në të kaluarën ka qenë i njohur për atë se i ka rrahur gratë, dhe e gjithë kjo shfrytëzohet që të lidhet me kohën e tashme dhe thuhet se Fërçkovski e ka rrahur edhe gruan aktuale.
Ajo që bie në sy është burimi i kësaj informate.

Sot, në faqen e Milenko Nedellkovskit doli edhe informata se Fërçkoja e ka rrahur edhe gruan e re, dhe se pason edhe një shkurorëzim!

Burimi është Milenko Nedellkovski, gjegjësisht publikimi i tij në rrjetin social Facebook. Në Facebook mund të shkruajë çdokush edhe atë çka të dojë dhe si të dojë. Mirëpo, kjo nuk do të thotë automatikisht se është e vërtetë. E para, nuk dihet se prej ku e ka informatën Nedellkovski, se ai personalisht ka qenë dëshmitar i zënkave ndërmjet Fërçkovskit dhe gruas së tij, a e ka marrë këtë informatë nga ndonjë i afërt i çiftit ose bëhet fjalë për diçka të tretë. E dyta, autori nuk ka bërë asnjë përpjekje që ta kontaktojë Fërçkovskin dhe të kërkojë deklaratë prej tij, qoftë edhe sikur të mos donte ta komentonte këtë, ose të përpiqet ta kontaktojë bashkëshorten e tij. Është detyrë e gazetarit të paraqitet dhe të përcjellë qëndrimin e palës tjetër.

Edhe pse e gjithë kjo mungon në tekst, autori në fund u bën thirrje organizatave joqeveritare për të drejtat e grave që të reagojnë. Për çka të reagojnë? Për diçka që nuk është verifikuar si informatë?

Ky është një tekst absolutisht joprofesional që ka një qëllim të vetëm, e ajo është diskreditimi i profesorit dhe etiketimi i tij si “rrahës i grave”. Për akuza të këtilla, pa asnjë bazë, shumë lehtë fitohen padi.

Lajme të ngjashme

Back to top button