Filloi viti i ri shkollor 2015-2016

Për rreth 275.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme sot filloi viti i ri shkollor 2015/2016. Për herë të parë në bankat e shkollës do të ulen edhe rreth 20.000 nxënës të klasës së parë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi me rastin e fillimit të vitit shkollor do ta vizitojë Shkollën Fillore “Pashko Vasa” në fshatin Grupçin, komuna e Zhelinës.

Nga numri i përgjithshëm i nxënsve, rreth 190.000 janë nxënës të shkollave fillore dhe rreth 85.000 të shkollave të mesme. Në Maqedoni ka 105 shkolla të mesme dhe 337 shkolla fillore.

Lajme të ngjashme

Back to top button