Mbi 124 nxënëse janë helmuar nga gazi i lëshuar në një shkolle në Afganistan

Si pasojë e lëshimit të një gazi helmues në një shkollë 9 vjeçare në rajonin Xhebrail të krahinës Herat në perëndim të Afganistanit janë helmuar mbi 124 nxënëse, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë së rajonit Herat, Abdurauf Ahmadi, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se pasi mësuesi dhe nxënësit në shkollën 9 vjeçare Habibul Mustafa kanë hyrë në shkollë ato janë ndikuar nga gazi helmues i cili ishte lëshuar më parë dhe më pas janë dërguar për në spital.

Ahmadi i cili ka vënë në dukje se janë helmuar mbi 124 nxënëse, ka theksuar se në lidhje me ngjarjen ka nisur një hetim.

Ndërsa zëdhënësi i spitalit shtetëror në Herat, Muhammad Rafik Shirzory ka njoftuar se në spital së bashku me mësuesit kanë mbërritur 131 persona dhe se 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka informacion se në çfarë rrethanash është lëshuar gazi, por dyshimet janë përqendruar se këtë akt mund ta kenë ndërmarrë talebanët ose ndonjë organizatë ekstreme e ngjashme.

Afërsisht 5 muaj më parë në shkollën e mesme Fetih në qendër të rajonit Herat ishin helmuar 150 nxënës femra dhe meshkuj nga uji që kishin konsumuar.

Afganistan (2)

Lajme të ngjashme

Back to top button