Shteti injoron shpikjen e Arif Çokut për energjinë

Shteti nuk ka shfaqur interes për shpikjen e Arif Çokut nga Ohri lidhur me me sistemin për prodhimin racional të energjisë elektrike nëpërmjet ndërtimit të hidrocentraleve të betonit ose të çelikut në disa nga liqene në Maqedoni. Vendi më i mirë për ndërtimin e tyre do të ishte liqeni i Prespës sepse në Liqenin e Ohrit nuk është i mundur për shkak të mbrojtjes së tij nga UNESCO. Çoku shpikjen e tij e ka patentuar qysh në vitin 2006 në Entin Shtetërore të Patentimit, shkruan Alsat-M.

Nëse vazhdohet me ndërtimin e tre ose katër turbinave do të mund edhe të eksportohet energji elektrike thotë Çoku. Ai është i revoltuar, nga siç thotë mosinteresimi i institucioneve në vend.

Çoku tha se pavarësisht mosinteresimit të Maqedonisë për patentën e tij, interes shfaqin Kosova dhe Shqipëria, ku do të mund të ndërtoheshin në disa nga liqenet artificiale apo në det. Ai tha se vendosja e pesë turbinave në sistem do të kushtonte si ndërtimi i një ndërtese dhjetë katëshe.

Lajme të ngjashme

Back to top button