Fjala përfundimtare për rastin “Likuidimi”

Procesi gjyqësorë për aksionin policor ”Likuidimi” është në përfundim e sipër. Sot pritet prokuroria, si dhe një pjesë e të akuzuarve ti thonë fjalët përfundimtare.

Gjykatës, avokatë, prokuror dhe gazetare apo gjithësej 8 persona, janë të ngarkuar me akuzat për marje të ryshfetit, keqpërdorim të postit, dhënje të informatave të pa-autorizuara për dëshmitarët dhe bashkpuntorët në drejtësi, prodhimin dhe shitjen si dhe posedim të armëve të zjarrit ose materialeve shpërthyese .

Në aktakuza përmenden disa raste gjyqësore në të cilat të pandehurit lidhen në mënyra të ndryshme, në mesin e tyre është edhe rasti i debatueshëm për vrasjen e një të moshuari që pas shumë vitesh ende nuk është zgjidhur. Të akuzuarit janë arestuar më 28 maj 2013, ndërsa procesi gjyqësor ka filluar më 9 gusht.

Lajme të ngjashme

Back to top button