Dimovski: viti shkollor do të fillojë njësoj si vitin e kaluar, absolutisht me problemet e njëjta

“Më mirë është që ndryshimet e caktuara që i kërkoni, t’i kërkoni në sezonë parazgjedhore, atëherë do t’i fitoni. Mendoj që do të fitojë ndërgjegjja dhe arsyeja te përgjegjësit se arsimi patjetër duhet të pësojë ndryshime thelbësore”, thotë edukatori dhe anëtari i Plenumit të Arsimtarëve, Vllado Dimovski, në një intervistë për REL.

Zotri Dimovski, me fillimin e vitit të ri shkollor përsëri po aktualizohen problemet në arsim. Vitin e kaluar ato eskaluan me protesta nga Plenumi i Arsimtarëve dhe i Studentëve. Çfarë prisni që këtë vit më së shumti të ju japë kokëdhembje?

“Problemet në arsim nuk janë të reja, ata ekzistojnë me dhjetëra vite, por vitin e kaluar neve, arsimtarëve dhe profesorëve na kanë zgjuar fillimisht studentët dhe më vonë edhe nxënësit e shkollave të mesme. Na kanë zgjuar për ta shfaqur pakënaqësinë tonë për reformat e këqija në arsim. Nuk pres që këtë vit me fillimin e vitit të ketë ndonjë ndryshim, pasi që po hyjmë në një vit të ri shkollor ku nuk është bërë asnjë ndryshim, janë bërë disa lëshime për nxënësit e shkollave të mesme sa i përket maturës, ndërkaq tjerat kanë ngelur të njëjta, madje edhe ajo që është bërë me maturantët përsëri do të jetë problem, veçmas nëse nxënësit nuk vazhdojnë me protesta që ta shtyjnë për ndonjë vit tjetër.

Ajo që ne e bëjmë si arsimtarë, nuk po jep fryte, sepse nuk kemi qenë të thirrur në ndonjë bisedë nga ministri. Edhe pse ministri i Arsimit dhe Shkencës në disa deklarata të tij, ka thënë që më së voni deri në gusht do të konsultohet me Plenumin e Arsimtarëve dhe me disa shoqata tjera, si shoqatat arsimore por edhe nxënësit e shkollave të mesme nuk janë deklaruar deri më tani për një gjë të tillë. Viti i ri shkollor fillon si vitin e kaluar me absolutisht të njëjtat probleme. E dini, që në ligjin për shkollimin fillor dhe të mesëm, librat, pas përdorimit trevjeçar duhet të kompensohen me të reja. Ajo nuk po bëhet, pastaj në ligj u prolongua deri në vitin e pestë, por ja, ky është viti i gjashtë.

Pastaj, librat do të paguhen nga nxënësit nëse janë të shqyera, nëse nxënësi nuk e kthen librin e shqyer, do të dënohet, nuk mundeni ju ta detyroni ta paguaj një nxënës librin e shqyer nëse e ka marrë librin që është shfrytëzuar pesë apo gjashtë vjet, faktikisht ai të shqyer e ka marrë. Këto janë vetëm shembuj, tjerat probleme në arsim, shpresoj që MASH të mbledhë forca që t’i kalojë, të paktën kur të fillojë viti shkollor, kur në praktikë të ndjehen pasojat e reformave të këqija në arsim, dhe një nga një t’i zgjidh. /Portalb.mk

 

Lajme të ngjashme

Back to top button