Strugë, humb jetën një person

Një biçikletist ka humbur jetën në një aksident trafikor që ndodhi në rrugën magjistrale Strugë – Qafë Thanë.

Zëdhënësi i SPB-së së Ohrit Stefan Dimovski informoi se fatkeqësia ka ndodhur dje në orën 15:45 në dalje të Strugës. “Në këtë aksident morën pjesë një automjet rrugor “Shevloret spark” dhe një biçikletist. Biçikletisti menjëherë është dërguar në spitalin e përgjithshëm në Strugë, ku nuk ka mundur të durojë dhimbjet” ka deklaruar Dimovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button