Zaevi kërkon votat e shqiptarëve në Strugë

Ashtu siç lajmëruan mediet në Maqedoni se lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, se ditën e shtunë do të vizitonte qytetin e Strugës dhe disa vendbanime të saj. Përveç simpatizantëve të LSDM-së, ai takoi dhe disa të entuziastë shqiptarë që si duket nuk ishin rastësisht në pritje të liderit të LSDM-së, me ç’rast për veç një shtrëngim duarsh ata bënë së bashku dhe “selfie”.

Nuk është bërë ende e ditur nëse entuziastët shqiptarë i kanë kërkuar Zaevit të vazhdojë me prezantimin e “bombave “për opinionin publik apo veç ndonjë dëshirë të tyre për një të ardhme më të mirë. Nga burime anonime dhe mirë të informuara konfirmohet se lideri i LSDM-së, z. Zaev në Strugë është ftuar nga miqtë e tij shqiptarë.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi gjatë vizitës së tij në Strugë tha se populli i Maqedonisë dëshiron ndryshime.

“Unë shpresoj se në këtë periudhë do të ndërtojmë koncepte të shkëlqyera dhe politika që do të jenë mjaft të vlefshme që populli ynë së bashku i njeh, dha mbështetje, dhe përfundimisht të ndodhin ndryshime në Maqedoni. Ne jemi të bindur dhe ne presim që në natyrisht kjo të ndodh, nga të gjitha komunitetet etnike”, tha Zaevi.

Ai më tej theksoi se Struga është një shembull i madh i bashkëjetesës, besojmë se këto sinjale pozitive do të arrijnë në të gjitha pjesët e Maqedonisë që kështu së bashku të ndërtojmë të ardhmen tonë!

Nëse Zaev do ishte demokrat i vërtetë dhe i sinqertë me shqiptarët në Strugë , ai në radhë të parë duhej të kërkonte falje shqiptarëve në emër të LSDM-së dhe popullit të tij, se vetëm 3 km. nga Struga, dy dekada më parë falangat e Cërvenkovskit sulmuan fshatin Ladorisht, me gjithë arsenalin luftarak ushtarako-policor, si ndëshkim për faktin mjaftë domethënës sipas tyre, në mbrojtje të rendit kushtetues” goditje të vatrave të rezistencës shqiptare”. Atë ditë demokracia e qeverisë së koalicionit së bashku me PPD-në, derdhi tërë vrerin e nepërkës së shullërit të mbledhur ndër vite mbi fshatarët e Ladorishtit dhe veprimtarët e çështjes kombëtare. Shumë nga veprimtarët e çështjes kombëtare u torturuan dhe burgosën. E gjithë kjo fushatë antishqiptare u bë me pretekstin e bastisjeve dhe në kërkim të personave për armëmbajtje pa leje. Në fakt ata kishin ardhur për të shuar vatrën e rezistencës së luftës për liri që kishte filluar të ndizej gjithandej.
Rast ky që z. Zaev e huqi si mundësi për t’u shfajësuar nga ngarkesa dhe barra fajit që mban partia e tij. Ishte ky rast për të reflektuar dhe dëshmuar se z. Zaev nuk është pasardhës dhe vazhdues i asaj politike antishqiptare që kishte shkelur me dekada të tëra të drejtat e shqiptarëve në këtë vend. Struga dhe shqiptarët do ta konsiderojnë këtë vizitë si pjesë të fushatës elektorale dhe si demagogji të radhës dhe përpjekje nga ana e LSDM-së, për të marrë votat e atyre shqiptarëve të luhatur dhe të ngashënjyer pas premtimeve pa mbulesë me përshtypjen se Zaevi nuk është si Gruevski por një figurë ndryshe.

Në këtë vizitë lideri i opozitës maqedonase z. Zaev nuk tha asgjë veç stereotipave për të ardhmen e Maqedonisë si shtet i së drejtës. Ai nuk tha se si premier i ardhshëm do të angazhohej për ndryshime rrënjësore ashtu siç ka deklaruar më parë apo ishte vetëm për ndryshime kozmetike në qeverinë e re?! Vallë a do inicionte ndryshimet kushtetuese premieri i ri në drejtim të barazisë së plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve?

Një nga pyetjet që duhesh bërë nga ana e pjesëmarrësve shqiptarë të rastit në Strugë për z. Zaev, duhej të ishte se a do angazhohej premieri i ri për ndryshime kushtetuese, me të cilat do të ishin të barabartë shqiptarët dhe maqedonasit, ku psh të thuhej shprehimisht;gjuhë zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonishte me shkrim cirilik dhe gjuha shqipe me shkrim latin. Dhe tjetra, Maqedonia është shtet demokratik i dy kombeve të barabartë, maqedonasve dhe shqiptarëve?

Ndryshim i dy amendamenteve kushtetuese të Republikës së Maqedonisë do përbënte minimumin e të drejtës legjitime
të shqiptarëve si elementë konstituiv dhe të barabartë në shtetin juridik dhe demokratik, referenca këto për të cilën flasin me superlativa politikanët e të gjitha krahëve. Shmangia nga këto të drejta që janë me interes jetik për shqiptarët nga ana Liderit të opozitës maqedonase do rezultonte me një demagog dhe një Gruevski të radhës.

Shqiptarët nga z. Zaev nuk duan fjalë të bukura për të ardhmen as demagogji, por ata duan ndryshime të amendamenteve kushtetuese si barriera ligjore të barazisë së shqiptarëve me maqedonasit.

Këto duhet të jenë alfa dhe omega e pikënisjes së bisedimeve të subjekteve politike shqiptare në vitin e ardhshëm për kushtet dhe garancat e pjesëmarrjes në qeveritë e koalicioneve dhe jo ndarja e posteve ministrore.

Ndaj dhe kjo vizitë e z. Zaev, shef i opozitës maqedonase duhet kuptuar si tentim i përçarjes së elektoratit shqiptar dhe moderim i kërkesave të tyre në të ardhmen e afërt.

Lajme të ngjashme

Back to top button