Apple nuk ka plane të mira për iPhone 5C

Apple është duke planifikuar që të ndalë prodhimin e iPhone 5C, në prag të lansimit të të dy iPhonëve të rinj në muajin e ardhshëm.

iPhone 5C ishte lansuar së bashku me iPhone 5S në shtatorin e vitit 2013, por me krijimin e telefonave të rinj, iPhone 5C nuk do të mund të blihet më në treg, raporton “The Telegraph”.

Apple më 9 shtator do të lansojë dy telefona të mençur, iPhone 6s dhe 6s Plus, të cilët pritet të kenë sukses të madh, transmeton Koha.net. Telefonat e rinj do të kenë kamerë prej 12 MP, të aftë për të incizuar video me kualitet 4K, me kamerë ballore e aftë që të incizojë video me kualitet 1080p.

Përveç këtyre dy telefonave të mençur, më 9 shtator, Apple do të lansojë edhe një platformë televizive për Apple TV.

Lajme të ngjashme

Back to top button