Mali i Zi, shqiptarët do protestojnë e bojkotojnë zgjedhjet?

Kryetari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj tha se shqiptarët në Mal të Zi mund të shprehin pakënaqësinë e tyre me protesta paqësore apo bojkotim të zgjedhjeve nëse siç theksoi vazhdon praktika e autoriteteve malazeze për të mos përmbushur premtimet, veçanërisht në lidhje me statusin e komunës së Tuzit.

Ai siç transmetojnë mediat e sotme në Podgoricë, e konsideron si të justifikuar plotësisht protestat e kohëve të fundit nga ana e shqiptarëve në Nju Jork kundër politikës së Kryeministrit malazez Milo Gjukanoviq. “Pakënaqësia e mjedisit transmetohet në diasporën tonë, ku ka shumë organizata që bashkojnë shqiptarët. Shumë prej bashkatdhetarëve tanë që ishin në verë në Mal të Zi panë se nuk kishte bindje të fuqishme se do të ketë një referendumi konsultativ, edhe pse u premtua”, tha Sinishtaj.

Sipas tij, statusi i komunës së Tuzit duhet të zgjidhet para zgjedhjeve lokale në Podgoricë, që do të zhvillohen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kryetari i Tuzit, Frano Lulgjuraj kohë më parë dha dorëheqjen nga ky pozicion, duke e arsyetuar me faktin se deri në fund të shtatorit, nuk është organizuar referendumi konsultativ për një komunë të pavarur , sepse ajo duhet të paraprihet nga një studim profesional që do të tregojë nëse Tuzi si komunë e pavarur e pavarur, do të ishte ekonomikisht e qëndrueshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button