LSDM: Nuk ka marrëveshje të zgjidhet Prokurori Special nga prokurorët e tanishëm

Informatat e disa mediave janë të pasakta kur thonë se ka marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës që Prokurori i ri Special të zgjidhet nga prokurorët aktual, reagon LSDM-ja.

“Pozita e LSDM-së është e qartë dhe e njohur për publikun, dhe kjo është të ketë një prokuror të ri i posaçëm me autonomi të plotë për të hetuar përgjimet të paligjshme dhe gjithçka që buron nga ai material”, thuhet në reagimin e partisë.

Çështja e prokurorit special ishte tema e takimit të së premtes të grupeve punuese të katër partive më të mëdha politike i cili përfundoi pa asnjë deklaratë për mediat.

Nga delegatët e huaj, veç Vanhojtit mori pjesë edhe ish-prokurori irlandez James Hamilton, dhe prokurori i SHBA-së për krim të organizuar dhe korrupsion John O’Saliven.

Bisedimet mbi Prokurorin Special vazhdojnë të shtunën. Prokurori Special duhet të zgjidhet deri më 15 shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button