Ban Ki-Moon paralajmërim për Sirinë për armët kimike

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon duke dënuar ashpër përdorimin e armëve kimike dhe lëndëve kimike helmuese në luftën në Siri, ka theksuar se i gjithë komuniteti ndërkombëtarë ka përgjegjësi të kërkojë llogari nga ato që përdorin armë kimike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së theksohet se Ban Ki-Moon ka shprehur qëndrimin se për të qenë të sigurtë komuniteti ndërkombëtarë ka përgjegjësi që të nxjerrë në pah përdorimin e armëve kimike në Siri si dhe të jenë të sigurtë që këto armë të mos përdoren si armë lufte.

Në deklaratën me shkrim Ban Ki-Moon duke rikujtuar se në fillim të këtij muaji në KS të OKB-së me shumicë votash është miratuar një vendim i cili ndalon përdorimin e çdo arme kimike, ka vënë në dukje se me këtë vendim komuniteti ndërkombëtarë ka dhënë një mesazh të përbashkët dhe të fortë kundër përdorimit të armëve kimike. Ban ka pohuar më tej se sipas draftit çdo përdorim i armëve kimike do të sjellë pasoja dhe se komuniteti ndërkombëtarë nuk do ta tolerojë një gjë të tillë.

Ai duke vënë në dukje se drafti i pranuar me 7 gusht në KS të OKB-së ka ndezur dritën jeshile për krijimin e Mekanizmit të Përbashkët Hetimor për të përcaktuar përgjegjësit e përdoruesve të armëve kimike në Siri, ka rikujtuar gjithashtu se sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike në mënyrë të koordinuar kanë kërkuar formimin e Mekanizmit brenda 20 ditëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka theksuar më tej se sipas vendimit të KS të OKB-së Mekanizmi “do të jetë me detyrën për të përcaktuar personat, organizatat, grupet dhe qeveritë që përdorin armë kimike duke përfshirë edhe klor apo ndonjë lëndë tjetër toksike”, dhe gjithashtu në vendimin e tij duhet të kërkohet llogari nga përgjegjësit.

Ban Ki-Moon gjithashtu i ka bërë thirrje të gjitha palëve në Siri që të bashkëpunojnë me këtë Mekanizëm i cili paraqet këshillat e nevojshme në KS të OKB-së.

Rikujtojmë se më 21 gusht 2013 në rajonin e Guta-s Lindore në Damask të Sirisë u ndërmor një sulm me gaz helmues ku humbën jetën më shumë se 1 mijë e 400 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button