Komuna e Strugës mbështet festivalin “Këngë Jeho”, VMRO braktis seancën

Seanca e 30 e Këshillit të komunës së Strugës në të cilën ishin pikat nga fusha e arsimit, sidomos diskutim për paralelet me numër mëtë vogël të nxënësve, dhe disa pika tjera nga fushëveprimi i Këshillit, e ndër ato edhe propozim vendimi për ndarjen e mjeteve materiale nga buxheti i komunës për festivalin e këngëve dhe valleve të përpunuara “Këngë Jeho”.
Sipas këshilltarit të kryetarit të komunës për problematikat në arsim, Syrja Rashiti, janë shumë shkolla periferike dhe paralele të ndara që kanë numër relativisht të vogël të nxënësve, që po shkakton edhe vështërsi në këtë fushë, duke pasë parasysh dispozitat ligjore dhe aktet normative të shkollave.

Mirëpo, në këtë seancë, më problematike u bë propozim vendimi i komunës për ndarjen e mjeteve financiare në lartësi prej 360 mijë denar, për festivalin e sapopërfunduar të këngëve dhe valleve të përpunuara “Këngë Jeho”.

Ky propozim vendim hasi në kundërshtim të ashpër tek këshilltarët maqedonas të partisë VMRO-DPMNE, të cilët ashpër reaguan përmes këshilltarit Pero Petkoski, njëherit edhe kryetar i degës së kësaj partie në Strugë.

Ai në paraqitjen e tij, duke shprehur mospajtimin me këtë propozim, mes tjerash ka theksua se: “Nga komuna e Strugës, asnjë aktivitet ose manifestim kulturor që kanë organizuar maqedonasit, nuk ka marrë mjete në atë lartësi siç pretendohet për festivalin “Këngë Jeho”.

Sipas tij aq mjete nuk ka marrë as aktiviteti me renome ndërkombëtare Mbrëmjet Strugane të Poezisë,apo turneu ndërkombëtar në hendboll etj etj. Pas kësaj grupi i këshilltarëve të kësaj partie e braktisim senacën.

Ndaj paraqitjes së kryetarit të degës së VMRO-së, ka qënë reagim i menjëhershëm i këshilltarit të LR-PDSH-së, Dini Istrefi, dhe nga koordinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së, Fitni Dalipi, të cilët hodhën poshtë pretendimet e Pero Petkoskit, duke rikujtuar ate se “Nëse flitet për diskriminime etnike në Maqedoni, diskriminimin e bën pushteti maqedonas ndaj shqiptarëve dhe ate jo vetëm në kulturë por edhe në shumë fusha të tjera. Mjafton të shikohen institucionet kulturore në Strugë, struktura kadrovike dhe e të punësuarve, dëshmohet diskriminimi ndaj shqiptarëve”-u tha gjatë debatit, transmeton INA.

Edhe pas braktisjes së seancës nga këshilltarët e VMRO-së, këshilltarët e partive tjera në Këshillin e komunës së Strugës, miratuan propozim vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për festivalin “Këngë Jeho” në lartësi prej 360 mijë denar.

Lajme të ngjashme

Back to top button