Dëshirojmë rroga gjermane, por jo dhe standarde gjermane të punës

Kapixhiku nr.149, e hënë, 7 tetor

Arsim Zekolli, kolumnë-“ Qielli mbi Berlin”, Utrinski Vesnik
Shumica pyeten nëse Gjermania është e gatshme për hyrje  në Maqedoni përmes investimeve. Përgjegjja me siguri se është pozitive. Problemi është se qeveritarët tone si dhe mentaliteti ynë politik është i varur nga  eksploatimi i pamëshirshëm kapitalist i popullit, nuk është i gatshëm për bashkëpunim me ekonomitë e bazuara mbi vlerësimin e drejtë të punës së investuar dhe luftës kundër korrupcionit.

Daut Dauti, kolumnë- “Nuk ka shpëtim nga Amerikanë dhe Shqiptarë” , Dnevnik
Populli mundet të jetë sakrificë e klisheve- Këtë e thotë një diplomat, po, ai i din të gjitha lojat pas kuluareve, diplomacitë botërore për Maqedoninë tone të vogël! Pasi Amerika na e ka hedhur merakun dhe është kundër nesh, nuk kemi shpëtim.

Erol Rizaov, kolumnë-“ Ahengu më i shtrenjtë i miliarderit “, Utrinski Vesnik
Parkingjet po vlojnë prej punësuarve të rinj, në kompanitë shtetërore , rojtarë të ndryshëm, mirëmbajtës të higjienës…Me punësimin e të jokualifikuarve, me ikjen jashtë vendit dhe me fshirje nga evidenca, më së shumti zvogëlohet përqindja e të papunësuarve.

Aljosha Simjanovski, kolumnë-“ Politika dhe xhazi” , Utrinski Vesnik
Paratë harxhohen, letra griset, e dashuria ndaj xhazit zgjat përgjithmonë.

Igor Shegaviq, koment- “Na mjaftojnë grushtet nga jashtë” , Dnevnik
Qytetari i thjeshtë me të drejtë pyetet se si ikonat me vlerë, ose një pjesë e tyre, me shekuj kanë mbetur të ruajtura nëpër tempujt larg nga duart e ushtrive okupatore, bandave kriminele dhe aventuristëve. A thua njerëzit atëherë kanë qenë më të aftë ose këto objekte kanë pasur më shumë rëndësi për pasardhësit se sa sot?

Dimitar Grumar, kolumnë-“ Identitet me iniciale, e trupat lakuriq” , Dnevnik
Mediumet, e posaçërisht interneti, janë të mbushura me përmbajtje që e nxisin pedofilinë. Të jetë edhe më tragjike, kreacionet, shumë shpesh nuk vijnë nga shoqëritë” iraniane” por nga ato më të “civilizuarat”, nga ata më të zëshmit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të fëmijëve.

Sotir Kostov, kolumnë- “Krimet e peshkatarëve komunistë të shpirtrave njerëzore” , Dnevnik
Regjimi dhe pushteti  komunist u shkaktoi padrejtësi të madhe revolucionarëve dhe luftëtarëve  për kauzën maqedonase, e të cilët ishin të eliminuar, arrestuar dhe të gjykuar në procese të montuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button