Hungaria do të dërgojë ushtrinë në kufi me Serbinë

Qeveria e Hungarisë ka disktuar se si ushtria mund të përdoret për të ndihmuar në sigurimin e kufijve jugor, ku një valë e madhe e migrantëve po hynë në Bashkimin Evropian, ka thënë sot zëdhënësi, Zoltan Kovacs.

“Qeveria dhe këshilli i sigurisë kombëtare kanë diskutuar për çështjen se si armata mund të përdoret për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit të Hungarisë dhe të Bashkimit Evropian”, tha Zoltan Kovacs.

Sipas tij, vendimi eventual për shfrytëzimin e ushtrisë duhet të miratohet në parlament.

Gjatë ditës së djeshme imigrantët, shumica prej tyre nga Siria, kanë hyrë në Hungari nëpër kufirun jugor, duke kaluar nëpër vrimat e murit me tela gjemborë, ndërtimi i të cilit nuk ka përfunduar ende.

Lajme të ngjashme

Back to top button