Mogherini: Ja për çfarë u morën vesh Kosova dhe Serbia

Kjo është deklarata e plotë e shefes për Politikë të Jashtme e BE-së, Frederica Mogherini pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë për katër çështje, transmeton Indeksonline.

Deklarata:

Sot në Bruksel e prita një takim për zhvillimin e një dialogu të nivelit të lartë për normalizimin marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, ku morën pjesë kryeministrat Aleksandar Vuçiq, Isa Mustafa dhe delegacionet e tyre, me qëllimin që të finalizohen katër marrëveshjet kryesore: mbi energjinë, telekomunikacionin, themelimin e Asociacionit, si dhe lirinë e lëvizjes në urën e Ibrit.

Kryeministri i Serbisë dhe ai i Kosovës shënuan sot një pikë kthese në çuarjen e agjendës së dialogut përpara. Ata arritën marrëveshje mbi parimet më të rëndësishme dhe elementet kryesore të Asociacionit të Komunave Serbe, që hap rrugë drejt stabilizmit.

Ata poashtu janë pajtuar që të vazhdojnë implementimin e marrëveshjeve për energji, plan-aksionin për Telekomin, që do ta lehtësoj sistemin e telekomunikimit dhe operimit në Kosovë.

Më në fund, kryeministrat u pajtuan edhe për zgjidhjen e problemit të urës së Mitrovicës. Marrëveshja definon shfrytëzimin e urës në aspekte reciproke të pranueshme për të dyja palët, që e identifikon shpirtin e dialogut në të cilin unë po jap ndihmën time.

Rezultatet e sotme paraqesin pikë referimi në procesin e mëtutjeshëm të normalizimit. Marrëveshjet si këto të sotmet sjellin benificione konkrete për qytetarët për njerëzit, si dhe në të njëjtën kohë mundësojnë avancimin e përpjekjeve të tyre për integrime evropiane. Përkushtimi i kryeministrave ishte i rëndësishëm, ndërsa unë konfirmoj se BE-ja në mënyrë aktive do ta mbështesë implementimin e këtij rezultati.

Poashtu, ne do të vazhdojmë që të punojmë edhe më tej në hapat e ardhshëm të dialogut.

Lajme të ngjashme

Back to top button