Kryengritja antisërbe bashkoi historianët shqiptarë dhe maqedonas

Pas 100 viteve, Kryengritja e shtatorit vihet ne studimin e përbashkët të historianëve shqiptar dhe atyre maqedonas.

Simpoziumi dyditor që u mbajt  në Ohër dhe në Dibër ka për qëllim  nxjerrjen në pah të fakteve historike nga historianë shqiptar e maqedonas  për të zbardhur këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare. 

Në këtë simpozium ishte i pranishëm Drejtori i Institutit për trashëgimi kulturore të shqiptarëve në Maqedoni, Shefqet Zekolli i cili diskutoi rreth ngjarjes një shekullore të kryengritjes shqiptare nga hordhitë serbe.

,,Kryengritja e shtatorit gjegjësisht kryengritja antisërbe  edhe pse e lënë pas dore apo thënë shkurt e lënë në heshtje , është hera e parë   që historianët   nxjerrin fakte historike të përbashkëta për këtë ngjarje  e cila ishte rezistencë  e parë pas Pavarësisë së Shqipërisë kundër pushtuesit serb të cilët këto territore iu ndanë në konferencën e Londrës të vitit 1913, theksoi historian Qerim Lita.

Ndërkaq historiani Naim Halimi potencoi se kjo kryengritje pati sukses, shpejt u shpartallua  nga forcat serbe  të cilat pastaj bënë masakra ndaj popullatës shqiptare , ku vetëm nga Dibra u dëbuan mbi 25 mijë banorë dhe se  kjo kryengritje u zgjerua prej Dibre në Strugë, Ohër e Prespë.

Rreth kryengritjes shekullore diskutuan edhe historianët maqedonas, Katerina Todorovska dhe Aleksandar Trajanovski të cilët shpalosën kumtesat e tyre për kryengritjen që përfshiu edhe Ohrin dhe popullin e gjerë maqedonas nga  sërbët.

Lajme të ngjashme

Back to top button