Skender Asani, zgjedhet drejtor i ITSHKSH-së

Këshilli i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), sot zgjodhi Doc.Dr. Skender Asanin për drejtor të ITSHKSH-së, i cili prej datës 30.06.2014, ishte ushtrues i detyrës së drejtorit.

Zgjedhja e Asanit është bërë njëzëri nga të gjithë anëtarët e Këshillit, përkatësisht me 6 votat e anëtarëve të brendshëm dhe 3 votat e anëtarëve të jashtëm të deleguar nga Qeveriae Republikës së Maqedonisë.

Mandati i drejtorit të ri zgjatë katër vjet.

Skender Asani është doktor i shkencave historike, autor i disa librave shkencor historik, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, dhe në marrëdhënie të rregullt pune në ITSHKSH si punëtor shkencor që nga viti 2008.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button