Thaçi: Shuhet ëndrra e Serbisë, Asociacioni me zero kompetenca ekzekutive

Kosova dhe Serbia i kanë përafruar qëndrimet në Bruksel për Asociacionin e komunave më shumicë serbe. Ky Asociacion nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive dhe nuk paraqet asgjë më shumë se një NGO.

Indeksonline ka arritur të zhvillojë një bisedë të shkurtër telefonike me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se tashmë kanë një draft të marrëveshjes.

“Ne tashmë e kemi një draft marrëveshje të përafruar dhe Asociacioni nuk paraqet asgjë më shumë se sa një NGO (OJQ). Ai do të funksionojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me marrëveshjen e prillit të vitit 2013. Me këtë draft të marrëveshjes shuhet edhe ëndrra e Serbisë për krijimin e Republikës Srpska-s në Kosovë apo të ndonjë autonomie dhe ekstraterritorialiteti në Kosovë. Pra, Asociacioni do të ketë zero kompetenca ekzekutive”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi përmes telefonit për Indeksonline.

Lajme të ngjashme

Back to top button