Tuna, tani me flokë blu

Altuna Sejdiu-Tuna të hënën me datë 24 të muajit gusht, ishte në Zone Club ku ka argëtuar me mijëra shqiptar në bashkëpunim me të dashurin e saj Cozman.

Ajo si gjithmonë është kujdesur që dukja e saj te jetë tejet e veçantë, dhe më ndryshe nga këngëtarët e tjera, transmeton Klan Kosova.

Tuna ndryshoi ngjyrën e flokëve, duke e kthyer atë në blu, madje e kombinoi me një stil jashtëzakonisht ekstravagant.

Këngëtarja njihet tashmë për veshjet e saj sexy, si dhe për performancat me Cozman.

Në një fotografi që Tuna ka postuar në Instagram, ajo shihet mjaft sexy, madje edhe ngjyra blu në flokët e saj i shkon shumë.

Suksesin e këngës së fundit “Holla” ft.Cozman, po e shijon më mbrëmjë të panumëruara në vendet ku ka shqiptar.

One love✌?️ @donamatoshi @arber_bytyqi_mua @kacilleshi #RealBoobzTeamOnly #Zoning

A photo posted by Tuna Sejdi (Official) (@tunasejdi) on

Lajme të ngjashme

Back to top button