Milevski fton gjashtë shqiptarë në U-21

Paraqitjet e mira të Mevlan Muratit në fanellën e Shkupit kanë detyruar përzgjedhësin e seleksionit të Maqedonisë në Futboll U-21, Bllagoja Milevski që ta ftojë atë për ndeshjet kundër Ukrainës me 5 shtator dhe atë me Australinë dy ditë më vonë.

Murati  është bashkuar me Shkupin në fillim të këtij sezoni në formë huazimi nga Shkëndija e Tetovës, për 6 muaj kontratë, me mundësi që ajo të vazhdohet edhe për 6 muaj të tjerë.

“Sigurisht se jam i kënaqur që kam marr ftesë nga seleksionuesi Milevski dhe shpresoj që kështu me punë të arsyetoj ftesën që më është bërë. Me Shkupin kam pas një nisje shumë të mirë, si për mua ashtu edhe për vet klubin dhe shpresojmë të vazhdojmë me ritmin e ndeshjeve të mira”, ka thënë Mevlan Murati.

Murati tani do të ketë edhe dy paraqitje me Shkupin, nesër kundër Turnovës dhe të shtunën ndaj Renovës, që më pas të bashkohet në përgatitje me reprezentacionin e Maqedonisë, ku do të ketë debytimin e parë për U-21.

Ftesë për këto dy ndeshje kanë marrë edhe pesë shqiptarë tjerë, Besir Demiri i Shkëndijës, Visar Musliu i Renoëvs,Enis Bardhi që luan te Ujpeshti hungarez, Demir Imeri i Horizontit dhe Valmir Nafiu i Apoelit.

Lista e kompletuar:

Portier: Deni Iliev (Arsenal), Igor Aleksovski (Makedonija Gj.P.), Damjan Shishkovski (Rabotniçki)

Mbrojtje: Gjoko Zejkov (Renovë), Darko Velkovski (Vardar), Filip Ristovski (metalurg), Besir Demiri (Shkëndijë), Visar Musliu (Renovë), Mevlan Murati (Shkupi), Filip Petreski (Melburn), Leon Najdovski (Rabotniçki)

Mesfushë: Boban Nikollov (Vardar), Enis Bardhi (Ujpesht), David babunski (Barcelona B), Burhan Mustafov (Pelister), Daniel Avramovski (OFK Beograd), Nikola Kuleski (FK Sidnej)

Sulmues: Marjan Radeski (Shkëndijë), Kire Markoski (Rabotniçki), Hristija Denkovski (Groningen), Demir Imeri (Horizont Turnovë), Viktor Angellov (Metalurg) dhe Valmir Nafiu (Apoel).

 

Lajme të ngjashme

Back to top button