Deputetët e Maqedonisë në Gjenevë

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga deputeti Jani Makraduli, prej sot,  9 tetor, në Gjenevë do të marrin pjesë në Kuvendin e 129 të Unionit Interparlamentar.

Makradulin do ta shoqërojnë deputetët Silvana Boneva, Nexhati Jakupi, Imer Aliu, Goran Misovski dhe Rejhan Durmishi.
Në këtë seancë do të marrin pjesë gjithsej 1.200 delegat, deputet nga më shumë se 120 shtete.

Në Kuvendin e UI-së, do të diskutohen një numër i madh i çështjeve që kanë të bëjnë me paqen dhe të drejtat e njeriut, çarmatimi nuklearë dhe implementimi i Rezolutës 1540 të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button