Njeriu i parë i antikorrupsionit mohon zërat për ndikime politike

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit (KPK) nuk vepron në baza politike – lufta kundër korrupsionit nuk përjashton asnjë bartës funksioni. 

Kjo është deklarata, me të cilën kryetari i KPK-së, Gjorgji Slamkov, ka tentuar të mohojë pretendimet e opozitës se organi funksionon me urdhra politikë. 

Në intervistën e përjavshme për Radion Evropa e Lirë, Slamkov ka siguruar se Komisioni vepron vetëm në bazë të dyshimeve të bazuara dhe parashtresave që ngrihen nga qytetarët. 

“Neve nuk na intereson emri dhe mbiemri i personit, por funksioni që kryen, autorizimet publike që ushtron dhe nëse ato janë tejkaluar, gjegjësisht, nëse ato janë keqpërdorur për qëllime personale dhe nëse janë në përputhje me ligjin. Në këto gjashtë muaj sa jam në këtë Komision, si anëtar dhe si kryetar, mund të them se këto akuza janë absolutisht të pasakta. Komisioni ka qasje të njëjtë në përputhje me ligjin për çdo qytetar”, ka deklaruar Slamkov.

Ai ka folur edhe për një rritje të numrit të parashtresave të qytetarëve, për të paraqitur korrupsionin, por nuk ka mundur të saktësojë në sa ka shkuar ky.

Lajme të ngjashme

Back to top button