Ukraina feston 24 vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Ukraina feston përvjetorin e 24-të të shpalljes së pavarësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në festimin në Sheshin e Pavarësisë ishin të pranishëm Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, zyrtarët qeveritarë, politikanë, komandantët ushtarakë si dhe shumë qytetarë.

Poroshenko në një fjalim me këtë rast tha se ukrainasit kanë lindur të lirë dhe shtoi se ai do të luftojë për pavarësinë deri në fund. Duke njoftuar se deri në fund të këtij viti Ukraina pret për të nënshkruar pjesën ekonomike të Marrëveshjes së Partneritetit me Bashkimin Evropian, Poroshenko tha se ishin të kota të gjitha përpjekjet e Rusisë për të parandaluar hyrjen e Ukrainës në BE.

Ai shtoi se sulmet ruse bashkuan ukrainasit. Megjithatë, sulmet kundër separatistëve, vranë më shumë se 2,100 ushtarë ukrainas, ndërsa më shumë se 7.200 të tjerë u plagosën. Poroshenko theksoi se medalje do t’i jepet më shumë se nëntë mijë ushtarëve, duke shtuar se populli dhe Qeveria e Ukrainës nuk do të harrojë heronjtë që luftuan për këtë vend.

Në ceremoni u mbajt një minutë heshtje për ata që vdiqën në Donbass, në lindje të vendit.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit gjatë ceremonie ku është festuar Dita e Pavarësisë së Ukrainës nuk janë përdorur artileria e rëndë dhe mjetet detare, pasi ndodhen në rajonet e konflikteve.

Ukraina më 24 gusht 1991 u largua nga Bashkimi Sovjetik dhe Parlamenti ukrainas shpalli pavarësinë. Më 1 dhjetor 1991, votuesit në një referendum shpallën Ukrainën të pavarur dhe shtet sovran.

Lajme të ngjashme

Back to top button