Kurz: BE duhet ti ndihmojë Maqedonisë për emigrantët

Maqedonia është lënë e vetme të ballafaqohet me emigrantët dhe Bashkimi Evropian patjetër duhet t’i ndihmojë, porositi ministri i jashtëm austriak, Sebastijan Kurz i cili me ministrin e brendshëm Mitko Çavkov, vizitoi kampin e pranimit të refugjatëve në Gjevgjeli. Kurc shpjegoi se është e nevojshme qasje e përbashkët dhe se nuk guxon të lejohet më tej në Maqedoni të futen refugjatë ë të paregjistruar nga Greqia.

“BE-ja më në fund patjetër duhet ta shikojë edhe marshutën e refugjatëve nëpër Maqedoni, e jo vetëm atë në Itali. Zgjidhja afatgjatë e problemit është e mundshme vetëm nëse arrijnë marrëveshje ku ka krizë. Sidoqoftë, Austria do të bashkëpunojë me qeverinë e Maqedonisë,” tha Kurz.

Lajme të ngjashme

Back to top button