Mimoza Kusari-Lila, më e pëlqyera në Facebook

Kandidatët për kryetarë komunash nuk kërkojnë votat vetëm në takimet e drejtpërdrejta me qytetarët. Një tjetër fushatë po zhvillohet në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.

Më aktivja dhe ajo që ka marrë më shumë “like” nga të gjithë, është kandidatja për Kryetare të Gjakovës nga AKR, Mimoza Kusari-Lila. Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga çelja e fushatës, ajo ka marrë 98 mijë “like”. Në Twitter ka 6 mijë e 809 ndjekës. Ja se si është renditja në rrjetet sociale e kandidatëve, siç shkruan gazeta “Express”.

Kandidatët për Prishtinë

Isa Mustafa kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka 21 mijë e 518 pëlqime. Agim Çeku, kandidat i Partisë Dmokratike të Kosovës ka 1 mijë e 120 pëlqime
Korab Sejdiu, kandidat i Aleancës Kosova e Re ka 5 mijë e 673 pëlqime
Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka 9 mijë e 638 pëlqime
Valon Murati i Lëvizjes për Bashkim ka 2 mijë e 114 pëlqime.
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vetëm 181 pëlqime.
Visar Arifaj nga Partia e Fortë ka 7 mijë e 318 pëlqime.

Kandidatët për Gjakovë

Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës ka 1 mijë e 386 pëlqime.
Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka 1 mijë e 208 pëlqime.

Kandidatët për Prizren

Eqrem Kryeziu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm 446 pëlqime.
Ramadan Muja nga Partia Demokratike e Kosovës ka 338 pëlqime.
Arbër Rexhaj i Lëvizjes Vetëvendosje 1 mijë e 650 pëlqime.
Nisma Qytetare për Prizrenin ka 396 pëlqime.
Beni Kizolli, i Partisë Konservatore ka 529 pëlqime.

Kandidatët për Pejë

Muhamet Haliti nga Partisë Demokratike të Kosovës ka 1 mijë e 417 pëlqime.
Hivzi Muharremi nga Lëvizja Vetëvendosje ka 339 pëlqime
Ali Berisha na Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 753 pëlqime.

Kandidatët për Malishevë

Iniciativa Qytetare për Malishevën 2 mijë e 3
Alban Krasniqi nga VV për Malishevën ka 802
Isni Kilaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka 2 mijë e 832 pëlqime http://www.albeu.com/kosove/mimoza-kusari-lila-me-e-pelqyera-ne-facebook/127537/.

Lajme të ngjashme

Back to top button