Al-Assad: Gjermania, ndërmjetëse e paqes

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ngriti mundësinë që Gjermania të veprojë si ndërmjetëse, në gjetjen e një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës civile 30-mujore që ka shkatërruar vendin e tij dhe ka shkaktuar mbi 100 mijë viktima.

Në një intervistë për revistën “Der Speiegel”, Assad deklaroi se “do të ndihesha shumë i kënaqur nëse negociatorët e paqes do të vinin prej Gjermanisë”.

Megjithatë, presidenti theksoi se Damasku zyrtar nuk do të hyjë në asnjë lloj negociate për paqen, nëse kryengritësit nuk do të ulin të parët armët.

Gjatë intervistës, Assad mohoi edhe një herë më shumë që të kenë qenë trupat e tij ato që përdorën armë kimike, duke fajësuar për këtë sulm rebelët.

Në intervistën e plotë që do të publikohet ditën e hënë, Assad gjithashtu pretendoi se “presidenti Obama nuk ka as edhe më të voglën provë për të ashqutuajturin sulm kimik të ushtrisë siriane” dhe fajësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërtimin e provave të tyre bazuar tërësisht mbi gënjeshtra.

Lajme të ngjashme

Back to top button