Një pacient ka kërcyer nga kati i dytë në Spitalin e Manastirit

Një manastiras i moshës mesatare dje ka kërcyer nga kati i dytë në Qendrën Mjekësore të Manastirit, ka lajmëruar policia. Sipas SPB Ohër, ai në spital ka qenë i shtruar pasi më parë është ankuar për lëndim.

Përderisa ekipi i mjekëve janë përgatitur për t’ia kuruar plagën, manastirasi është ngritur dhe ka kërcyer nga dritarja. Mjekët nuk kanë mundur ta ndalojnë, tanimë të vdekurin.

Për rastin është lajmëruar prokurori publik i Manastirit, i cili ka dhënë urdhër që plotësisht të hetohet rasti.

Lajme të ngjashme

Back to top button