Shpërthimi në një bazë ushtarake të SHBA-së në Japoni

Një shpërthim ka ndodhur në një bazë ushtarake amerikane në jugperëndim të kryeqytetit Japonisë, në Tokio, ku janë djegur qindra metra katror të një magazine të hënën. Ndërkohë paraprakisht nuk janë raportuar viktima, kanë njoftuar autoritetet lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar zjarrfikësit në qytetin Sagamihara, të prefekturës Kanagawa ka raportuar se depoja e bazës shpërtheu në flakë rreth orës 0.45 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Pasi janë shkaktuar dëme në rreth 900 metra katror të magazinës, zjarri është vënë nën kontroll shtatë orë më vonë. Sipas zjarrfikësve paraprakisht dyshohet se brenda magazinës së bazës ushtarake ka mjete të ushtrisë amerikane.

Bëhet e ditur se ushtria amerikane do të hetojë incidentin, ndërsa Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së njoftoi më pas se nuk ka pasur substanca të rrezikshme në depo apo municione.

Shpërthimi ka sjellë shqetësim për banorët që jetojnë aty pranë dhe kanë kërkuar që SHBA-ja të hetojë rastin dhe të marrë masa parandaluese që të mos përsëriten në të ardhmen incidente të tilla.

Lajme të ngjashme

Back to top button