Në MPJ takim i shefave të përfaqësive diplomatike konsullare

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot dhe nesër do të mbahet takim me shefat e përfaqësive diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë.

Me ftesë të nikoqirit, shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, si mysafirë nderi do të marrin pjesë kolegët e tij nga Republika e Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Republika e Bullgarisë, Daniel Mitov. Siç kumtoi MPJ, takimin e ambasadorëve do ta hapë ministri Poposki, ndërsa do të flasin edhe ministrat Mitov dhe Bushati, të cilët do të kenë diskutim interaktiv me shefat e PDK-ve për çështjet e jashtme aktuale në suaza të BE-së dhe NATO-s, procesit të integrimit evropian dhe euro-atlantik të Ballkanit dhe për perspektivat e bashkëpunimit rajonal. Në takimin e ambasadorëve fjalim do të kenë edhe presidenti i vendit, Gjorge Ivnaov, kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, si dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button