Tajfuni në Filipine shkakton 10 viktima

Dhjetë persona kanë vdekur në veri të Filipineve si pasojë e tajfunit Goni, i cili shkaktoi reshje të vrullshme, përmbytje dhe rrëshqitje dherash.

Shumë prej viktimave janë mbuluar nga balta dhe gurët brenda shtëpive të tyre, ndrysa të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Mijëra njerëz janë evakuuar në zona më të larta dhe disa fluturime janë anuluar për shkak të motit të keq.

Zakonisht rreth 20 stuhi të tilla përfshijnë Filipinet çdo vit.

Lajme të ngjashme

Back to top button